Ish-pres𝔦denti dënohet me pesë vjet bûrg
Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi ish-presidentin Yoon Suk Yeol me pesë vite bu rg për pengim të drejtësisë dhe shp ërdorim të detyrës.
Ky është vendimi i parë penal në një seri procesesh gjyqësore ndaj tij, që lidhen me përpjekjen e dështuar në fund të vitit 2024 për të vendosur ligjin ushtarak në vend.
Më shumë se një vit pas veprimit të tij kundër parlamentit, që shkaktoi një k rizë të rëndë politike dhe çoi në shkarkimin e tij, 65-vjeçari konservator u dënua me një masë më të lehtë se ajo e kërkuar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar 10 vite b urg.
Ish-presidenti Yoon Suk Yeol përballet gjithashtu me edhe shtatë gjyqe të tjera. Në më të rëndësishmin prej tyre, ku akuzohet për rebelim, ai rrezikon edhe dënimin me vdekje.
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit u shpreh për një nga aspektet dytësore të çështjes, e cila kishte zhytur vendin në muaj të tërë protestash masive dhe paqëndrueshmërie politike.
Yoon akuzohej se kishte përjashtuar anëtarë të qeverisë nga një mbledhje për përgatitjen e shpalljes së ligjit ushtarak, si dhe se kishte penguar hetuesit që të kryenin arrestimin e tij.
Për javë të tëra, ai ishte mbyllur në rezidencën e tij në Seul nën mbrojtjen e rojeve personale, duke bërë që të dështonte edhe një përpjekje e parë e autoriteteve për ta arrestuar.
Yoon u arrestua përfundimisht në janar të vitit të kaluar, gjatë një operacioni që zgjati disa orë, duke u bërë presidenti i parë në detyrë në Korenë e Jugut që arrestohet dhe bu rgoset.
“Edhe pse kishte detyrimin, më shumë se kushdo tjetër, të garantonte respektimin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës si president, i pandehuri tregoi një qëndrim përbuzës ndaj Kushtetutës”, deklaroi kryetari i trupit gjykues, Baek De-hyun, duke shpallur vendimin.
Yoon Suk Yeol ka shtatë ditë afat për të apeluar vendimin, por përballja e tij me drejtësinë është larg përfundimit.
Në procesin e veçantë për akuzën e rebelimit, prokuroria kërkoi të martën dënimin me v dekje, një ndëshkim që ende ekziston në Korenë e Jugut, ndonëse asnjë ekzekutim nuk është kryer që nga viti 1997. Vendimi për këtë çështje pritet të shpallet më 19 shkurt.



Post Comment