×

Elijona flet mes Iotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t’i dhimbsem askujt

Elijona flet mes Iotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t’i dhimbsem askujt

Elijona Binakaj ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, gjatë një bisede të hapur dhe emocionale me Klodian Mihajn. Ajo foli pa dorashka për jetën e saj, për dhimbjet që ka përjetuar dhe për mënyrën se si këto ngjarje e kanë formësuar si njeri. Me një sinqeritet të rrallë, Elijona u ndal te humbja më e madhe e jetës së saj: vdekja e nënës dhe motrës në vitin 2021, si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus.

Kjo ngjarje e rëndë, sipas saj, e detyroi të rritej shumë më shpejt sesa mosha që kishte. Ajo tregoi se fëmijëria dhe rinia e saj u ndërprenë papritur, duke e lënë përballë përgjegjësive dhe dhimbjeve që zakonisht vijnë shumë më vonë në jetë. Megjithatë, Elijona theksoi se nuk dëshiron të shihet si një figurë për t’u mëshiruar, por si një shembull force dhe qëndrueshmërie.

“Historia më ka bërë kjo që jam, por dua të vlerësohem për njeriun që jam, jo për t’iu dhimbsur të tjerëve. Kam dëshirë të jap shembull dhe t’i ndihmoj ata që kanë nevojë”, u shpreh ajo. Mes lotësh, Elijona pranoi se dhimbja nuk do të zhduket kurrë, pasi humbja e nënës dhe motrës është pjesë e pandashme e jetës së saj. Ajo theksoi se, edhe pse do të kishte dashur të jetonte një jetë normale si çdo vajzë 18-vjeçare, rrethanat e jetës e detyruan të piqej para kohe.

Rrëfimi i saj ka prekur thellë publikun, i cili po e vlerëson Elijonën për guximin, sinqeritetin dhe mënyrën e qetë me të cilën po përballon emocionet brenda shtëpisë së BBVK. Loja e saj deri në këtë pikë është parë si e ndershme dhe e balancuar, ndërsa përkrahja nga jashtë po rritet çdo ditë. Për shumë shikues, Elijona është kthyer në një simbol të forcës dhe shpresës përballë dhimbjes.

Post Comment