×

NATËN E MIRË!!! Pritja merr fund: Zbulohet lajmi për rikthimin e Gjestit

NATËN E MIRË!!! Pritja merr fund: Zbulohet lajmi për rikthimin e Gjestit

Pas një periudhe të gjatë dhe emocionale, të shënuar nga vështirësi personale dhe një shkëputje e qëllimshme nga skena për t’u qëndruar pranë familjarëve në momente të rënda, Gjesti është gati të rikthehet sërish pranë publikut të tij.

Në fund të muajit dhjetor, vetë këngëtari kishte paralajmëruar se po punonte për një projekt të ri muzikor, i cili pritej të publikohej drejt fundit të janarit. Megjithatë, pas këtij njoftimi, Gjesti u tërhoq nga rrjetet sociale dhe nuk dha asnjë detaj tjetër, duke i lënë fansat në pritje dhe në kureshtje për rikthimin e tij.

Heshtja e tij zgjati për disa javë, periudhë gjatë së cilës ndjekësit nuk kanë reshtur së shprehuri mbështetjen dhe padurimin për ta parë sërish aktiv në muzikë. Pikërisht sot ka ardhur edhe konfirmimi i shumëpritur.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Bonart Ajvazi, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. I pyetur se kur do të publikohet kënga e re e Gjestit, ai është përgjigjur shkurt, por mjaft domethënës: “Më shpejt se sa shpejt”, duke lënë të kuptohet se projekti tashmë është gati dhe publikimi i tij është çështje kohe.

Ky rikthim pritet të jetë i veçantë për artistin, jo vetëm për shkak të pritjes së gjatë, por edhe për ngarkesën emocionale që mendohet se do ta shoqërojë projektin e ri, i cili pritet të reflektojë përvojat dhe ndjesitë e tij gjatë kësaj periudhe të ndjeshme. Fansat tashmë janë në numërim mbrapsht, në pritje të rikthimit të Gjestit në skenën muzikore.

Post Comment