×

Gazetarja publikon foto dhe detaje mbi jetën aktuaIe të Bleona Matës në Gjermani (FOTO)

Gazetarja publikon foto dhe detaje mbi jetën aktuaIe të Bleona Matës në Gjermani (FOTO)

Pas gati 15 vitesh mister, dhimbjeje dhe heshtjeje, rasti i Bleona Matës, vajzës së zhdukur nga Zapodi i Kukësit, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes publike. Një deklaratë e fortë e gazetares shqiptare Nexhmije Beqiri ka ndezur shpresat dhe emocionet e mijëra shqiptarëve, duke hapur një kapitull të ri në një nga rastet më të errëta dhe më të ndjeshme të viteve të fundit.

Sipas saj, bazuar në informacione të fundit që ajo pretendon se ka siguruar, Bleona Mata është gjallë dhe aktualisht jeton në Gjermani. Kjo deklaratë ka shpërthyer menjëherë në rrjete sociale dhe media, duke rikthyer dhimbjen, por edhe shpresën për zbardhjen e së vërtetës.

PRETENDIMI QË TRONDITI OPINIONIN PUBLIK
Gazetarja Nexhmije Beqiri ka ndarë publikisht një version tronditës të historisë, duke pretenduar se Bleona Mata nuk është humbur rastësisht, por është rrëmbyer qëllimisht. Sipas saj, vajza 6-vjeçare është marrë nga një fshatar nga zona e Kukësit, i cili më pas e ka dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë.

Ky detaj ka shtuar edhe më shumë dramatizmin e historisë, pasi sipas pretendimit, Bleona është rritur në një familje tjetër, larg prindërve biologjikë, pa e ditur të vërtetën për origjinën e saj.

Beqiri shprehet se pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri, familja në fjalë është larguar drejt Greqisë, ndërsa vitet e fundit, sipas informacioneve të saj, ata janë vendosur në Gjermani, ku Bleona jeton edhe sot.

Post Comment