×

I fundit, SPAK ME NJOFTlM ZYRTAR

I fundit, SPAK ME NJOFTlM ZYRTAR

Prokur oria e Posaçme kundër Ko rrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht lidhur me opera cionin e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në kullën e njohur në qendër të Tiranës, duke dhënë detaje të plota mbi hetimin dhe ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Sipas SP AK, hetimet kanë nisur pas materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, të cilët ngritën dyshime se si shqiptarët ishin duke mashtruar shtetasit italianë, dhe jo vetëm.

Gjatë het imeve ka rezultuar se një “Call Center” operonte në ndërtesën “Atti Tower”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku dys hohet se mashtronin shtetas italianë dhe europianë për investime të rreme në kriptomonedha.

SP AK bën me dije se struktura ishte e mirëorganizuar, me role të ndara, staf që komunikonte në disa gjuhë të huaja dhe me masa të forta sigurie. Pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme të autoriteteve, ambientet e call center-it janë boshatisur gjatë natës, ndërsa pajisjet janë transportuar drejt një godine tjetër në zonën “Downtown One”.

Falë veprimeve të shpejta hetimore nga autoritetet shqiptare, disa persona janë kapur në flagrancë, ndërsa janë identifikuar edhe ambiente të tjera ku po ngrihej një tjetër “Call Center”.

“Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Post Comment