×

Stine vendos të Iargohet nga Big Brother! E kam të pamundur, arsyeja e madhe që askujt nuk i shkonte ne mendje

Stine vendos të Iargohet nga Big Brother! E kam të pamundur, arsyeja e madhe që askujt nuk i shkonte ne mendje

Këngëtari i njohur Stine ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke surprizuar publikun dhe ndjekësit e spektaklit. Largimi i tij u bë i ditur në nisje të spektaklit të së shtunës, ku ai u shpreh hapur se nuk kishte më asnjë arsye për të vazhduar qëndrimin në garë.

Gjatë deklaratës së tij, Stine theksoi se motivimi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi tashmë kishte humbur. “E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”, u shpreh ai, duke sqaruar se vendimi ishte plotësisht personal.

Deklarata e këngëtarit solli reagime edhe nga paneli i opinionistëve. Arbër Hajdari theksoi se sipas tij, Stine kishte ende arsye për të qëndruar në shtëpi, duke nënvizuar se loja nuk konsiston vetëm në strategji, por edhe në marrëdhënie njerëzore. “Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeriu dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri”, u shpreh Hajdari.

Megjithatë, Stine zgjodhi të mos zgjaste më tej diskutimin, duke thënë shkurt se nuk dëshironte ta ekspozonte më shumë veten. I pyetur nga moderatori Arbri nëse ndihej i paaftë për t’u përshtatur me banorët e tjerë, këngëtari u përgjigj sinqerisht se edhe kjo mund të ishte e vërtetë. “Big Brother-i im është koha që do harxhoj me familjen time, vajzën dhe gruan time”, tha ai, duke lënë të kuptohet se prioritetet e tij janë tashmë jashtë shtëpisë.

Largimi i Stines shënon një tjetër moment të fortë emocional në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës, shkruan Top Channel.

Post Comment