×

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimaIe, ja sa do të jetë nga 1 Shkurti

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimaIe, ja sa do të jetë nga 1 Shkurti

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije opinionin publik lidhur me vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, të datës 19.12.2025, që kanë si qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike të punonjësve në të gjithë vendin.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për rritjen e pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi. Sipas këtij vendimi, paga bazë minimale mujore, e cila është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik apo fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Ky standard i ri synon të garantojë një nivel minimal të ardhurash për punonjësit dhe të reflektojë zhvillimet ekonomike dhe nevojat reale të tregut të punës.

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për marrëdhëniet e punës. Çdo punëdhënës është i detyruar të zbatojë këtë nivel page për punonjësit e tij, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e punës dhe aktet ligjore përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe do të fillojë të ketë efektet e tij financiare nga data 1 janar 2026. Institucionet përgjegjëse do të ndjekin zbatimin e këtij vendimi, me qëllim garantimin e respektimit të tij në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Rritja e pagës bazë minimale përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale të punonjësve, rritjes së fuqisë blerëse dhe nxitjes së një tregu pune më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

Post Comment