Motra e Gjestit ia kthen diss-in Eglit, e krahason me gomar? Dhe i thote se…
Një video e Eglit Takos teksa po përgatitej tek grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. Në klipin e shkurtër, Egli shihet duke mbajtur një Labubu në dorë dhe duke pyetur: “Ju kujton dikë ky?”. Ky moment i thjeshtë ka ndezur imagjinatën e fansave, të cilët, duke njohur historinë e artistit, dyshuan se bëhej fjalë për një diss të drejtëpërdrejtë ndaj Gjestit.
Pak ditë më pas, një video e ngjashme është publikuar nga Blerina, motra e këngëtarit. Ajo mbante një lodër gomari në dorë dhe tha me një ton të lehtë ironik: “Sa njeriu është si ky”. Ky detaj i vogël ka mjaftuar që rrjeti social të ‘shpërthejë’ me komente dhe spekulime, duke supozuar se bëhej fjalë për një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Eglit.
Forma thuajse identike e videove – e të dyve duke përdorur një objekt të ngjashëm si metaforë dhe duke bërë pyetje që lidhen me dikë tjetër – ka lënë pak hapësirë për t’u menduar si një rastësi. Shumë fansa kanë komentuar se mesazhi i fshehur është i qartë, ndërsa të tjerë janë më të kujdesshëm dhe nuk nxitojnë të nxjerrin përfundime.
Momente të tilla, ku figura publike përdor objekte ose shenja të ndryshme për të shprehur ironi apo diss, janë bërë shumë të zakonshme në rrjetet sociale. Ato shpesh interpretohen nga publiku dhe fansat si mesazhe të drejtpërdrejta, edhe kur nuk konfirmohen nga autorët.
Prandaj, pyetja që lind natyrshëm është: A e krahasoi Blerina – Eglin me një gomar, apo ishte thjesht një rastësi e humorit të saj? Rrjeti duket se ka vendosur një përgjigje, por si gjithmonë, interpretimi mbetet në dorën e secilit.



Post Comment