đź”´ LIVE – Big Brother VIP Albania 5 – Episodi 12, 28 Janar 2026
Dramë, tension dhe ndjenja të fshehura në Big Brother VIP Albania 5: Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos?Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 po përjeton ditët më të nxehta që nga nisja e këtij edicioni. Debatet e forta, përplasjet mes banorëve dhe marrëdhëniet e ndërlikuara po e mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit. Në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë raporti mes Brikenës dhe Mateos – dy banorë që duken të lidhur emocionalisht, por që refuzojnë ta pranojnë hapur.
Aulona Musta hedh dyshime mbi BrikenënE ftuar në “Fun Club”, Aulona Musta komentoi hapur afrimitetin mes Brikenës dhe Mateos. Sipas saj, është e qartë që Mateo ka pëlqim për Brikenën, ndërsa nga ana e kësaj të fundit nuk sheh të njëjtin interes. Aulona ngriti dyshime se Brikena mund të ketë një histori jashtë shtëpisë, gjë që e bën të tërhiqet dhe të ruhet nga çdo hap i gabuar.
“Unë mendoj se nga ana e Brikenës nuk ka ndjenja. Ajo është shumë e prerë dhe duket sikur ka frikë nga mënyra se si perceptohet jashtë,” – u shpreh Aulona, duke shtuar se Brikena ka dhënë shpesh deklarata kontradiktore, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku.Përplasje e rëndë mes Mateos dhe MiritPor jo vetëm ndjenjat po trazojnë shtëpinë. Një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve ishte debati mes Mateos dhe Mirit, i cili degradoi në përplasje fizike. Shkak u bë një diskutim për nominimet dhe mbrojtja që Mateo i bëri Juelës.Situata u përshkallëzua shpejt, me fyerje, afrime kërcënuese dhe gjeste të papranueshme për publikun. Reagimet në rrjet kanë qenë të forta, ku shumë ndjekës kërkojnë ndëshkim të rreptë për Mirin, madje edhe përjashtim nga loja.Xhelozi, lot dhe surprizë nga familjaMarrëdhënia Brikenë–Mateo u vu sërish në provë gjatë spektaklit, kur u transmetua klipi i historisë së tyre jashtë shtëpisë. Rrëfimi i Mateos për ndarjen e tyre, për shkak të kundërshtimit të familjarëve të Brikenës, e preku thellë atë. Brikena shpërtheu në lot, duke u ndjerë e ekspozuar dhe e lënduar.
Momenti më emocional i mbrëmjes ishte hyrja e nënës së Brikenës në oborr. Mes lotësh dhe përqafimesh, ajo i shprehu vajzës krenarinë dhe mbështetjen e saj, duke qetësuar disi situatën. Pas përfundimit të spektaklit, Mateo i kërkoi ndjesë Brikenës për gjithçka kishte ndodhur.Hyrje të reja, puthje dhe debate të fortaHyrja e këngëtares Krusita ngjalli dyshime për një lidhje të kaluar me Mateon, ndërsa reagimi i ftohtë i Brikenës u interpretua nga publiku si shenjë xhelozie. Nga ana tjetër, puthja mes Kejsit dhe Inës pritet të ndezë debate të reja, sidomos për shkak të situatës së ndërlikuar me Stelinën.Debate të forta janë regjistruar edhe mes Selinës dhe Gretës, si dhe me banorin e ri Rogert, deklaratat e të cilit ndaj Selinës kanë shkaktuar reagime të ashpra dhe lot.Çfarë pritet të ndodhë?Me një shtëpi të ndarë në grupe, me ndjenja të pazbuluara dhe tensione që po rriten çdo ditë, prajmi i radhës pritet të jetë vendimtar. Publiku po pret sqarime, ndëshkime dhe ndoshta… një hap të guximshëm mes Brikenës dhe Mateos.



Post Comment