‘Mateo është djalë i mirë…’ Nëna e Brikenës bënë deklaratën e papritur ‘Kemi qenë dakort…’
Pas takimit emocionues dhe surprizë me të bijën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Fan Club”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e vajzës së saj në lojë, raportin me Mateon dhe mbështetjen e pakushtëzuar që familja i jep Brikenës në çdo vendim që ajo merr.
E pyetur për eksperiencën e Brikenës në BBV, ajo u shpreh e kënaqur dhe krenare për mënyrën se si vajza e saj po përfaqëson veten. Sipas saj, Brikena brenda shtëpisë është e njëjta vajzë që ata njohin jashtë, e sinqertë, e edukuar dhe e qetë. “Jemi shumë të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu”, tha ajo, duke shtuar me humor se i kishte dhënë edhe disa këshilla praktike, si për shembull që të mos e tepronte me duhanin apo pijet.
Mamaja e Brikenës zbuloi se familja ka qenë plotësisht dakord me vendimin e saj për të hyrë në “Big Brother VIP”. Ajo theksoi se Brikena është një vajzë inteligjente, e aftë të marrë vendime për veten dhe të përballojë sfidat e një formati kaq të ndjekur. “Kemi qenë dakord që në fillim për hyrjen e saj në BBV”, u shpreh ajo.
Sa i përket raportit të Brikenës me Mateon, mamaja e saj tregoi respekt dhe vlerësim për të, duke e cilësuar si një djalë të mirë. “Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt për të”, tha ajo, duke theksuar se nga ana e familjes nuk ka asnjë kundërshtim apo paragjykim.
Në fund të intervistës, ajo nënvizoi edhe një herë mbështetjen e plotë të familjes për Brikenën. “Çfarë të vendosë Brikena, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore”, u shpreh ajo, duke treguar se familja qëndron gjithmonë pranë saj, pavarësisht çdo vendimi që ajo do të marrë gjatë lojës.



Post Comment