×

Këto janë fjalët e para të Ivanka Trump për Shqipërinë pas qëndrimit dyditor.. çka po paraIajmëron?

Këto janë fjalët e para të Ivanka Trump për Shqipërinë pas qëndrimit dyditor.. çka po paraIajmëron?

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, vijon të ndajë me ndjekësit e saj momente nga qëndrimi në Shqipëri, duke tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti i Vlorës, ku shfaqet duke shijuar pamjet e detit, ndërsa krahas videos shkruan: “Shqipëria është magjike!”. Ky vlerësim i drejtpërdrejtë ka ngjallur reagime pozitive në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë shprehur krenarinë për bukuritë natyrore të vendit.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump ndan pamje nga jugu i Shqipërisë. Gjatë ditëve të fundit, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video nga turi i saj, ku bien në sy peizazhet mbresëlënëse të bregdetit shqiptar, deti i kaltër, gjelbërimi përreth dhe qetësia që ofrojnë këto zona. Në disa prej postimeve, Ivanka ka ndarë edhe pamje panoramike nga larg të ishullit të Sazanit, duke e kthyer atë në një nga pikat më të komentuara të vizitës së saj.

Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re është zgjedhja e muzikës në sfond të postimeve të saj. Ivanka ka përdorur këngën shqiptare “Luleborë”, duke i dhënë një prekje autentike dhe simbolike eksperiencës së saj në Shqipëri. Ky veprim është interpretuar nga shumë ndjekës si një shenjë respekti dhe vlerësimi për kulturën vendase.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë të njohur, në kuadër të një projekti që lidhet me zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit. Kjo vizitë ka ngjallur interes të madh publik, jo vetëm për shkak të emrit të saj, por edhe për mundësitë që këto projekte mund të sjellin për turizmin dhe zhvillimin e zonës. Postimet e saj kanë shërbyer si një promovim i fuqishëm për bukuritë natyrore të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Post Comment